Abdixhiku pas takimit me Hovenierin: Kosovës i duhet marrëveshje me njohje reciproke

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut.

“LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces. LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, ka thënë Abdixhiku.

Në takim po ashtu u elaboruan edhe pikëpamjet e LDK-së mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes./21Media

Back to top button