Abdixhiku- Pecit për grantet: Do t’i ktheni paratë cent më cent

Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e partisë, ka folur edhe për grantin  e 100 mijë eurove, për të cilin u përfol Ministri i Bujqësisë Faton Peci.

“Bujqit s’duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi me LDK-në po vjen dhe se paratë do të kthehen cent më cent.

“Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!”, ka shkruar Abdixhku.

Back to top button