Abdixhiku për Qeverinë: Sillen si kapadai dhe u kërkojnë llogari hajnish minatorëve të Trepçës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka postuar një fotografi të minatorëve të Trepçës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kanë keqkuptuar shtetin, përgjegjësitë por kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai.

Abdixhiuk ka shkruar në Facebook se emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht.

“E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë. Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës, ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës, ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës, përgjegjësi e plotë, por marre nuk kanë hiç. Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!”, ka shkruar ai.

Në një video që u publikua në media, Sveçla dëgjohet duke u thënë minatorëve si kolektiv duhet të punojnë që t’i zënë ata që po vjedhin në Trepçë.

“Hajde po punojmë bashkë, kushdo që vjedh me i nxanë”, dëgjohet duke thënë ministri Sveçla.

Akuza drejtoi edhe Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook.

“Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda. Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa “djersës së minatorit””, shkroi ajo./21Media

Back to top button