Abdixhiku për seancën e Qeverisë: Votojmë me krenari kundër – nesër nisim përgatitjet për zgjedhjet e reja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi është thirrur një seancë e jashtëzakonshme për orën 11:00. Ai ka thënë se kjo seancë është thirrur pa asnjë konsultim, as komunikim dhe i ka quajtur LVV-në si “popullistë të rrezikshëm”.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se LDK s’merr pjesë në një seancë të tillë dhe se kundërshton një logjikë të tillë imponimi.

“Popullistë të rrezikshëm. Të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike. Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë. Pa asnjë konsultim. Pa asnjë komunikim. Pa asnjë diskutim. LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot. Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë. Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet. Nesër nisim pregatitjet oër zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh.Le t’i fitojmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button