Abdixhiku për sloganin e LVV-së: Penjtë do ua këpusim e këngët i kemi për dashuri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke komentuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Mos lësho pe”, si dhe këngën e Edona Llaloshit kushtuar Albin Kurtit, ka thënë se penjtë do t’ia këpusin dhe këngët i mbajnë për atdhe e dashuri.

Ai e prezantoi LDK-në si një alternativë të matur dhe të përgjegjshme për qeverisjen e vendit.

Abdixhiku theksoi se LDK nuk vjen për hakmarrje, mllef apo improvizime, por me dije, maturi, institucione të forta dhe vizion të qartë e të guximshëm. Sipas tij, LDK mbështetet në një traditë politike që nuk e ka ndarë kurrë popullin e Kosovës dhe që gjithmonë ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak.

“Prandaj sot më shumë se kurdo herë kërkohet zgjim, kërkohet thjellësi, kërkohet drejtim i ri, kërkohet shpresë, prandaj sonte në këtë moment dhe një përgjegjësit të madhe lind pyetja e vetme që ka rëndësi për ne dhe të tjerët me 28 dhjetor të këtij viti fatin e këtij vendi që duhet të caktohet pse ne pse lidhja demokratike e Kosovës pse ky ekip i yni dhe pse vizioni ynë është zgjidhja për vendin përgjigjja është shumë e thjeshtë sepse LDK-ja nuk vjen as për hakmarrje nuk vjen as me mllef as me improvizim nuk vjen as me kringjin e këngëve me pushkë e as penjve që duhet lëshuar e themi se penjtë kemi me ua këputur këngët i mbajmë për atdhe e dashuri, e vetën LDK-në e kemi për shtet për republikë, liri pavarësi. … Ne vijmë me provojë vijmë me dije vijmë me maturi me institucione me vizion të qartë e të guximshëm vijmë më një traditë që nuk e ka përdorur, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin e Kosovës me një rrugë politike me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak të vetë lidhjes demokratike të Kosovës.”, tha ai.

Përndryshe, gjatë këtij tubimi në Prishtinë, është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Back to top button