Abdixhiku për zgjedhjen e Bashës kryekuvendar: Fitore e injorancës

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.

Ai e ka quajtur këtë fitore të injorancës.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar kundër zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar./21Media

Back to top button