Abdixhiku premton pensionet 200, 250 dhe 300 euro

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar planin e LDK-së për rritjen graduale të pensioneve gjatë mandatit qeverisës.
Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Klinë dhe Istog, Abdixhiku ka bërë të ditur se pensioni bazik do të jetë 200 euro në vitin e parë të qeverisjes, do të rritet në 250 euro në vitin e dytë dhe do të arrijë në 300 euro në vitin e tretë. Sipas tij, kjo rritje synon t’u sigurojë pensionistëve kushte dinjitoze jetese.
“Pensionistët nuk janë në harresë. Ky nuk është një premtim elektoral, por një akt drejtësie për ata që e ndërtuan këtë shtet”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar se gjeneratat që kanë kontribuar në ndërtimin e Kosovës meritojnë respekt dhe siguri sociale.