Abdixhiku: S’ kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Osmanit

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit u pyet se a ka LDK-ja votë për Vjosa Osmanin.
Ai tha se aktualisht nuk është propozuar askush.
“Ne nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Osmanit”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku: Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se nuk është folur për marrëveshje politike, derisa bëri thirrje që të gjendet konsesnus para garës.
“Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Do të presim tutje të shohim vendimin e Kurtit. “, tha Abdixhiku.
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E shoh të vështirë konsensusin
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se është e vështirë të gjendet konsensus për çështjen e presidentit.
Ai shtoi se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me 5 mars. /21Media