Abdixhiku takon kryetarët e degëve: Folëm për listat zgjedhore, vëzhguesit e LDK e takimet me qytetarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku njoftoi se ka diskutuar për listat zgjedhore dhe komisionerët e vëzhguesit e partisë në një takim me kryetarët e degëve.
Abdixhiku tha se kanë biseduar edhe për takimet e ardhshme me qytetarë, ndërsa përmendi “konsolidimin e së djathtës në Kosovë”.
“Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë. Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”./21Media