Abdixhiku takon Oravin: KQZ të mbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit, të shmangen vonesat tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,
LDK-ja njoftoi se në takim ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth kësaj situate.
“Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.
Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropain.’, thuhet në njoftimin e LDK-së./21Media