Abdixhiku ua premton gjilanasëve ndërtimin e Stadiumit e Futbollit dhe autostradën e Anamoravës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim electoral në komunën e Gjilanit.

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar prezantoi disa nga projektet për këtë qytet.

“Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin., ka shkruar Abdixhiku.

“Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës!

Frymë!

Frymë e madhe gjithandej!

Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë!

Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën!”, ka përfunduar Abdixhiku./21Media

Back to top button