Abdixhiku viziton Gërminë: Kosova ka nevojë për projekte konkrete, jo për fjalë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën ka vizituar Parkun e Gërmisë, duke u lavdëruar me ndryshimet e bëra nga pushteti komunal dhe nga aty ka përcjell mesazh politik për Qeverinë e Kosovës.

Sipas Abdixhikut, sot më shumë duhet punë sesa fjalë, duke treguar se Pishina e Germisë kishte 18.600 vizitorë gjatë muajve të verës.

“Në prag të mbylljes së sezonit veror, së bashku me dy aksionarët tanë asambleistë Pëllumbin dhe Emën, vizituam Bardhin, udhëheqësin e jashtëzakonshëm të ndërmarrjes komunale Sport Marketing. I falënderova të gjithë për angazhimin e shkëlqyeshëm si ekip. Pamë nga afër të gjitha ndryshimet e bëra në Pishinën e Gërmisë, e cila këtë verë kishte plot 18,600 vizitorë. Kuptuam dhe për planet e mëdha në vijim. Puna dhe jo fjalët na duhen sot. Vizituam dhe Benin tek fushat e tenisit të dhëna nga ndërmarrja në shfrytëzim. Përkushtimi i tij me fëmijë është vërtetë inspirim. Ka qenë gjithnjë. Një njeri jo vetëm pozitiv, por një shembull përkushtimi për një sport që zhvillohet vetëm falë njerëzve si ai”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Kryetari i LDK-së ka shkruar tutje se Kosova sot ka nevojë për projekte konkrete, ekipe punëtore, njerëz profesionistë e ide që fjalët e ofendimet si kanë mjet të vetëm ekzistence.

“Kosova mundet më mirë dhe do të bëhet më mirë”, vijon postimi i Abdixhikut.

Back to top button