Abe kërkon zgjidhje për krizën koreanoveriore
Të dy liderët flasin për nevojën për të mbajtur presion mbi Korenë e Veriu
Kryeministri japonez, Shinzo Abe kërkoi sot një zgjidhje paqësore të krizës koreanoveriore, gjatë një takimi me zëvendspresidentin amerikan Mike Pence, që është në vizitë në Tokio.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhvillohen përpjekie diplomatike dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore”, deklaroi Shinzo Abe.
“Njëkohësisht dialogu për dialog nuk ka asnjë vlerë dhe është e rëndësishme të bëhet presion”, shtoi ai.
Nga ana tjetër Pence theksoi se, “aleanca mes SHBA-së dhe Japonisë është guri themeltar i paqes dhe sigurisë në Azinë verilindore.