Abramovich nxjerrë në shitje Chelsean
Roman Abramovich do të shesë portofolin e pronave të tij prëj 200 milionë funtesh në Londër brenda pak ditësh për të shmangur sanksionimin e aseteve të tij në rast se e bën një gjë të tillë Britania e Madhe.
E ardhmja e oligarkut miliarder si pronar i klubit të futbollit Chelsea u hodh në dyshime pasi një deputet i tha parlamentit se po shqyrtonte ofertat për rezidencën e tij.
Abramovich do të marrë oferta për klubin këtë javë në mes të presionit që po i bëhet atij, që të tërhiqet pasi u pa si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.
55 vjeçari që thuhet se ka një pasuri prej 12 miliardë funtesh, njoftoi se synimi i tij është për të lënë administrimin e klubit në duart e të besuarve të Fondacionit Chelsea – pak ditë pasi forcat ruse nisën një operacion të plotë në Ukrainë./21Media