Abrashi: Me përkrahjen e mërgatës presim votë masive për VV-në më 28 dhjetor

Lëvizja Vetëvendosje pret votë masive për të në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetori duke mbajtur shpresat edhe tek votimi diasporës. Sipas anëtarit të kësaj partie, Artan Abrashi, qytetarët e kanë parë se kush ishte bllokuesi i formimit të institucioneve dhe mbi këtë bindje edhe do të votojnë.

“Marrë parasysh rrjedhën e ngjarjeve që ka filluar me krizën nëntë mujore me moskonstituimin e Kuvendit qytetarët e kanë pas rastin të shohin kush është fajtori kush është shkaku kryesor i kësaj bllokade të paarsyeshme pavarësisht përpjekjeve dhe lutjeve tona që t’i themelojmë institucioneve…Qytetarët kanë pasur mundësi me pa këtë dhe po besoj se kjo revoltë e tyre e arsyeshme do kthehet në votë masive për LVV-në dhe të nominuarin për kryeministër Albin Kurti. Presim rezultat fantastik marrë parasysh se parashikime tona se diaspora do të jetë në numër të madh në Kosovë kësaj radhe dhe ardhja tyre ne Kosovë përkon me datën e zgjedhjeve dhe besoj se kjo do reflektojë fuqishëm në një rezultat të mirë për VV-në Nuk është sekret qe diaspora ka parapëlqim për VV-në, ata jetojnë në vende të zhvilluara dinë me bë dallime e ne po shpresojmë se krejt kjo përkrahje do të përkthehet në votë masive”, tha Abrashi për RTV21.

Abrashi shtoi se partia e tij në këto zgjedhje garon vetëm me partnerët e saj Listën Guxo dhe Alternativën pro që është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera eventuale.

“Kemi partneret tradicional por jemi te hapur, nëse bashkëpunimi eventual me ndonjë parti të vogël na ndihmon në synimin tonë jemi të hapur”, tha Abrashi./RTV21./21Media

Back to top button