Abuzim seksual me një 14 vjeçar, arrestohen dy gra

Të dyshuarat u dënuan edhe me para

Janë arrestuar dy gra pasi kanë kryer abuzim seksual me një të mitur, në moshën 14 vjeçare. Ato e kanë shfrytëzuar adoleshentin dhe njëra nga to e ka kërcënuar të mos flasë për çfarë ka ndodhur sepse do të dënohej me 10 vjet burg.

Të dyshuarat nga Texas-i, Desiree Cherie Hovatter, 19 vjeçare dhe Savanna Nicole Spurlock, 21 vjeçare,  e kanë takuar atë gjatë një feste. Festa është organizuar në shtëpinë e viktimës, kur prindërit e tij kanë qenë jashtë vendit, shkruan PEOPLE, transmeton rtv21.tv.

Ato janë arrestuar për abuzim seksual të shkallës së dytë dhe sulm ndaj të miturit, me 20 vjet burg. Përveç kësaj do të paguajnë edhe 100 mijë dollar./21Media

Back to top button