Abuzimi i vajzës nga Drenasi, kryeshefja e IPK-së merret në pyetje nga deputetët

Kelmendi: Ka edhe persona të tjerë të përfshirë në rast

Lidhur me skandalin seksual në Drenas, në Komisonin për Punë të Brendshme dhe Siguri u thirr për të raportuar kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendi. Kryeshefja Kelmendi bëri të ditur se zyrtari policor Vesel Veseli ka dorëzuar një telefon në të cilin nuk ka qasje në rrjete sociale.

Shtoi se kanë bërë kërkesë që celulari i cili është i nevojshëm për hetuesit policorë në zbardhjen e rastit të kërkohet edhe nga Posta e Kosovës. Sipas Kelmendit Ka edhe persona të tjerë të inkriminuar në rast. Raportimi i plotë i kryeshefes Kelmendi nuk ishte i hapur për media./21Media

Back to top button