Abuzimi me substanca narkotike, Master P konfirmon vdekjen e së bijës

Reperi amerikan, Master P ka njoftuar lajmin e hidhur se ka vdekur vajza e tij, Tytyana Miller në moshën 29 vjeçare.
„Familja jonë po përballet me një humbje të madhe, humbjen e vajzës sime Tytyana. Kërkojmë pak privatësi. E vlerësojmë dashurinë, mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Problemet me shëndetin mendor dhe abuzimi me substance narkotike janë gjë reale për të cilën nuk mund të kemi frikë të flasim”, është shprehur reperi.
Tytyana ishte shfaqur në serialin “Ëe Groëing Up Hip Hop” që dokumentoi betejën e saj me varësinë ndaj narkotikëve dhe përpjekjet e babait dhe vëllait të saj për ta ndihmuar atë./21Media

Back to top button