Acne Studios prezanton koleksionin e ri në Paris

“Lycée Carnot” në Paris, ditë më parë u transformua në mal të errët imagjinativ, me florë të çuditshme dhe struktura si bimë kacavjerrëse që dukej sikur dilnin nga toka.
Kjo ishte prapaskena ku shtëpia e modës Studios prezatoi koleksionin e ri për vjeshtë-dimër 2023-24, ku edhe koleksioni ishte i ngjashëm me të, biomorfik.
Disa fustane ishin të punuar me materiale organike, ndërkaq ngjyra që dominoi ishte ajo bronz e kombinuar me të tjera, siç është ajo portokalli.
Ky koleksion përfshiu edhe veshje të trasha dimri, si pallto të cilat u punuan me lesh e lëkurë.
Acne njihet për realizim të xhinseve, dhe një prej modelëve u pa i veshur vetëm me xhinse..
Pas shfaqjes së koleksionit, aktorja Jemima Kirke e cila ishte e pranishme në prezantimin e tij, për media ka thënë se koleksioni është elegant. Në anën tjetër, duket se ishte i lehtë për t’u punuar, sepse veshjet ishin disi me pjesë të lëshuara, të ngjitura me njëra tjetrën në mënyrë strategjike.
Shtëpia suedeze e modës Acne Studios u themelua në vitin 1996, dhe ajo specializon në krijim të disajneve për gra e meshkuj, në veshje, këpucë, aksesorë e xhinse./21Media

Back to top button