Adele fejohet me Rich Paul

Pavarësisht spekulimeve që po qarkullonin prej muajsh se ata ishin martuar tashmë, Rich në fakt i propozoi Adele, të enjtenne javës së kaluar.
Këngëtarja e hitit “Make You Feel My Love”, menjëherë tha “Po” dhe më pas telefonoi miqtë dhe familjen për të ndarë lajmin e lumtur.
Miqtë presin që çifti të organizojë një festë të madhe drejt fundit të vitit të ardhshëm.
“Rich kishte planifikuar që propozimi të bëhej në vendlindjen e saj dhe i dha asaj një unazë të pabesueshme me diamant katër karat. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e nesërme”, shkruan The Sun.
Adele, 36 vjeçe, ndezi thashethemet mes fansave duke iu referuar Rich-it 42-vjeçar si bashkëshorti i saj dhe duke e quajtur veten gruan e tij.
Tutje thuhet se : “Adele mendon se është qesharake që fansat mendojnë se ata janë tashmë të martuar. Ka qenë një shaka mes tyre. Tani të gjithë po bëjnë shaka se ajo mund të bëhet këngëtarja për dasmën e saj”.
Adele ishte e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ata kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo. Më pas ajo filloi të takohej me Rich, i cili është baba i tre fëmijëve.