Adele ka në plan rikthimin, së shpejti me album të ri 

Këngëtarja angleze, Adele do të shënoj rikthimin e saj në dhjetor.
33 vjeçarja mësohet se po planifikon të rikthehet më një koncert televiziv dhe me albumin e katërt, më 10 dhjetor të këtij viti.
“Adele dhe menaxhmenti i saj kanë qenë në bisedime me BBC Amerika për ta transmetuar atë në gjithë botën. Për shkak të Covid-19 kjo mund të paraqesë problem në incizim apo gjëra të tjera të ngjashme, por kjo është data që është caktuar”, tha një burim për Sunday Mirror.
Edhe një koleg i Adele, konfirmoi diçka në lidhje me rikthimin e artistes.
Ed Sheeran, i pyetur nëse kënga e tij “Bad Habits”, do të jetë kënga e vitit, ai u përgjigj: “Nuk e di, mendoj se Adele do të rikthehet para Krishtlindjeve. Kam dëgjuar disa thashetheme”./21Media

Back to top button