Adele këndon live në ”Instagram” këngën që pritet të lansohet të premten

Këngëtarja e njohur, Adele ka kënduar live në ”Instagram”, një pjesë të këngës së saj të ardhshme ”Easy On Me”.
Adele e pranoi se këtë po e bënte për fansat e saj edhe pse e dinte se do të kishte probleme me manaxhmentin e saj, shkruan DailyMail.
Ndërkaq, Adele ditë më parë ka treguar se kënga e re ”Easy On Me”, do të publikohet të premten.

Meqenëse ajo zhvilloi një intervistë me fansat e saj, këta të fundit e përmbytën me komente duke e pyetur se kur do të dal albumi më i ri i saj.


Rikujtojmë që,  Adele ka thënë se albumi i saj i ri u regjistrua për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë pse ajo dhe bashkëshorti i saj janë divorcuar.
Albumi titullohet ”30” që nënkupton moshën në të cilën Adele u martua me partnerin e saj, Simon Konecki, dhe më pas e la atë./21Media

Back to top button