Kaloni te përmbajtja kryesore

Adele shënon rikthimin me “Easy on me”

Këngëtarja e njohur angleze, Adele ka bërë të ditur se projekti muzikor “Easy On Me” do të publikohet më 15 tetor.
Për këtë projekt është punuar kohë më parë dhe i njëjti është paralajmëruar nga këngëtarja si një këngë në të cilën ka punuar shumë dhe që i njëjti do shënoj rikthimin e saj.
Ylli 33 vjeç, shpërndau një sekuencë të shkurtë të këngës në Twitter dhe konfirmoi se “Easy On Me” do të jetë gati për të gjithë më 15 tetor.


Adele gjithashtu, nuk ka publikuar një album që nga viti 2015, por ka bërë të ditur se është duke punuar në një të ri e që pritet të publikohet së shpejti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button