Ademaj-Murselit: I ke thënë babit- ‘Hajdar ia kam bë një sigurim Liridonës që nesër me gjet diçka përfitojmë shumë’

(Lajm i përditësuar)
Ademaj thotë se fëmijët nuk duan ta shohin të atin: Thonë pse babi i ndihmoi hajnit
Gjatë dëshmisë Ademaj thotë se fëmijët nuk duan ta shohin babanë e tyre dhe ka disa arsye.
“Pse babi nuk e ndihmoi mamin pse babi e la hajnin me ia ba mamit bam, pse babi i ndihmoi hajnit”, thotë Ademi
Ademaj: Fëmijët më kanë kërkuar ta fotografoj varrin e nënës së tyre
Leonard Ademaj në dëshminë e tij thotë së fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj kanë kërkuar një fotografi të varrit të saj.
“Fëmijët më kanë kërkuar ta fotografoj varrin e nënës së tyre, duan që të vijnë së paku ta dërgojnë një lule tek varri. Ndërsa sa i përket babit t ata asnjëherë nuk e përmendin , bën përditësimin e të dhënave thuhet se kushdo që e përmend babin në prezencë të tyre ata nuk duan të takohen. “, thotë Ademaj.
Ademaj-Murselit: I ke thënë babit- ‘Hajdar ia kam bë një sigurim Liridonës që nesër me gjet diçka përfitojmë shumë’
Liridon Ademaj po vazhdon dëshminë. Atij pyetje iu janë drejtuar nga i akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, raporton rtv21
Murseli: Në aktakuzë prokuroria përmend dy motive, mijëra që ka të bëjë me financa dhe me kinse sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor kush është përfituesi…motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona me ka tradhtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj?
Ademaj: Motivi kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vet nuk e ka thënë propukroia, ndërsa sa i përket sigurimit ti e din më mirë se ja ke bë vetëm asaj jo vetit, po ashtu e dini mirë kur i ke thanë babit në sh[i: Hajdar ja kam maru një sigurim Liridonës që nesër me gjet diçka përfitojmë shumë, janë të sigurt fëmija
I akuzuari Kushtrim Kokalla pati një pyetje për Leonard Ademajn. Mirëpo pas konsultës me avokatin e tij ai ndërron mendje.
Vazhdon dëshmia e Ademajt, ai po merret në pyetje nga avokati i Murselit
Pas pauzës disa minutëshe Leonard Ademaj po vazhdon dëshminë për rastin e vrasjes së motrës së tij Liridona Ademajt.
Ai po merret në pyetje pyetet nga avokati i palës së akuzuar, Shemsedin Piraj, raporton rtv21
Pyetjet janë për marrëdhënien e çiftit, pushimet, gjendjen ekonomike etj.
Piraj: Gjenja financiare dhe ekonomike e Naimit a ka qenë e mirë në Suedi?
Ademaj: E di që Liridona mbajke dy puna!
Piraj: Naimi a kërku para nga një i afërm juaj?
Ademaj: Po!
Piraj: A e a i ka marrë paratë Naimi?
Ademaj: Jo nuk e di!
Piraj: Gjatë ardhjes së Naimit nga Suedia me gru e më fmi a ka shku Naimi rregullisht me ta në pushime jashtë Kosovës?
Ademaj: Jo!
Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq thotë se pyetjet e avokatit Piraj janë jo relevante.
“Naimi ka qenë i martuar me Liridonën, jo më Leonardin. Pyetjet e tipit se: a ka marre borxh, ku i kanë kaluar pushimet, nuk i takojnë dëshmitarit të përgjigjet”.
Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt thonë se nuk kanë ndryshim lidhur me pranimin e fajësisë
Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt thonë se nuk kanë ndryshim lidhur me pranim e fajësisë nga seanca e kaluar.
Kujtojmë se në seancën e kaluar Naim Murseli ishte deklaruar i pafajshëm, Kushtrim Kokalla poashtu, ndërsa Granit Plava ishte mbrojtur në heshtje.
Ademaj: Naimi kishte refuzuar ta shihnim kufomën
Gjatë dëshmisë së tij vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi thotë se Naim Murseli dukej i qetë, gjë për të cilën Leonard Ademaj thotë se ishte surprizuar.
Ndër të tjera, ai thotë se Murseli kishte refuzuar ta shihnin kufomën. Fillimisht kishte thënë se nuk ju lejohej, pastaj kishte thënë se ka probleme me zemër.
“ Kur më tha se nuk bën më shku në mortg mendova se Naimi ka telefonuar në morg, por që pas ngjarjes kur kam shku në morg për me marrë dokumentacionin e motrës, aty një punonjëse më tha se në mëngjes herët Naimi së bashku me Kushtrimin kanë shku në morg dhe kanë insistu që me e marrë trupin e Liridonës”, rrëfën Leonard Ademaj.
“Nga momenti që ne i kemi pasë fëmijët deri të nesërmen diku rreth orës 16:00 asnjëherë Naimi nuk ka pyetur pëe fëmijët dhe as nuk ka ardhur për t’i takuar”, shton ai, raporton rtv21.
Pas varrimit të Liridonës, Ademaj thotë se ka takuar fëmijët në Suedi, të cilët i treguan për natën kritike.
“Hajni e ka shti dorën edhe i’a ka bo mamit bam.” Kjo është deklarata e djalit të madh, thotë Leonard Ademaj.
Leonard Ademaj po merret në pyetje nga avokati i palës së dëmtuar Leutrim Syla. Trupi gjykues tha se avokati ka të drejtë ta pyes Leonardin drejtpërdrejt meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit.
Leonard Ademaj nis dëshminë në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit
Leonard Ademaj , vëllai i të ndjerës, Liridona Ademajt po dëshmon në seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-tës.
Ai po rrëfen për natën kritike, raporton rtv21.
Filloi seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-tës.
Seanca filloi me një kërkesë nga mbrojtja e të akuzuarit Murselit, ku u kërkuan 2 minuta pauzë për konsultë. Kjo kërkesë u aprovua nga trupi gjykues, raporton rtv21.
Pas konsultimit, në bankën e dëshmitarit është Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.
Kujtojmë se dy seanca paraprake janë anuluar sepse i akuzuari Murseli ka qenë në ekzaminim psikiatrik.
Sot vazhdon gjykimi për rastin e Liridona Ademajt
Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi. Njoftimi u dha dje.
“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim). Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Në raport theksohet: Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.