Ademi i VV-së: Shtylla jonë është qeverisje e mirë dhe e drejtë për Vitinë

Kandidati për kryetar të komunës së Vitisë nga LVV, Arsim Ademi, në debatin zgjedhor të RTV21 prezantoi pikat disa të programit të tij qeverisës.
“Programi jonë bazohet në disa parime, shtylla dhe që fillimisht baza e kësaj është një qeverisje e mirë e drejtë dhe që garanton siguri, zhvillim të komunës së Vitisë”, tha ai.
Ademi synon që përmisimi i jetës së qytetarëve në Viti do të jetë njëri ndër prej fokuseve kryesore në 4 vjeçarit e ardhshëm.
“Ajo qka është e rëndësishme që ne synojmë është përmirësimi i cilësisë e jetës të qdo qytetari duke përfshirë të gjitha kategoritë por në veqanti fokusi kryesor jonë në këtë 4 vjeqar të ardhshëm është fusha e arsimit”, deklaroi ai. /21Media