Ademi ia dhuron fanellën e Kosovës boksierit Haxhi Krasniqi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar, Robin Haxhi Krasniqi. Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht.

Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kahmotshme, e cila më në fund po bëhet realitet. Ai falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent.

Ademi e nderoi Krasniqin me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”.

Back to top button