Kaloni te përmbajtja kryesore

Ademi kërkon përkrahje nga “Dardanët” në ndeshjen kundër Spanjës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dërguar sot një mesazh drejt tifo-grupit “Dardanët”, duke e kërkuar përkrahjen e tyre në ndeshjen kundër Spanjës.
Në stadium do të lejohet vetëm 10% e kapacitetit për shkak të rregullave kundër pandemisë COVID-19, dhe pjesë e tyre janë tifozët “Dardanët”, ekspedita e ekipeve, stafi organizativ dhe zyrtarët.
“I ftoj tifozët “Dardanët” për një anim korrekt por njëherësh edhe të zjarrtë, pasi ata nesër duhet të jenë lojtari ynë i 12-të”, tha Ademi.
Nesër nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës luan kundër Spanjës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button