Kaloni te përmbajtja kryesore

Ademi takon zyrtarin e UEFA-s për arbitrim

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim Nuno Castel, përgjegjësin e Konventës së Referëve për Kosovën, të deleguar nga UEFA. Vizita ka përbërë një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e e referimit, si dhe reflektoi në përkushtimin që UEFA ka për ngritjen e gjyqtarëve kosovarë për forcimin e standardeve në futboll.

Gjatë takimit janë zhvilluar diskutime rreth sfidave, objektivave dhe perspektivës së referimit në Kosovë, ku Ademi i referohet përvojës së Castel si një vlerë e madhe për sistemin e referimit në vendin tonë, kurse për mbështetjen e UEFA-s thekson se mbetet thelbësore në rrugëtimin drejt rritjes së cilësisë në çdo nivel të garave.

Sipas Ademit, Kosova po dëshmon çdo ditë se posedon potencial, talent dhe kapacitete për të ndërtuar një sistem modern, të besueshëm dhe të standardeve evropiane në referim, ku takimet e këtij niveli janë dëshmi e qartë se puna, përkushtimi dhe vizioni po vlerësohen dhe po marrin mbështetje nga institucionet më të rëndësishme të futbollit evropian.

Tutje Ademi, në postimin e tij në faqen zyrtare tregon se është shprehur i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin për avancimin e referimit kosovar dhe krijimit të më shumë mundësive për gjyqtarët në arenën ndërkombëtare.

“Me këtë rast, Nuno Castel i shpreha gatishmërinë time dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të avancimit të referimit kosovar dhe krijimit të më shumë mundësive për gjyqtarët tanë në arenën ndërkombëtare” – shkroi Ademi.

Përmes bashkëpunimit, do të vazhdohet të ndërtohet një e ardhme edhe më e fortë për referimin dhe futbollin kosovar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button