Ademi uron Dardanët U17 për fitoren ndaj Austrisë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përgëzuar ekipin kombëtar U17 për fitoren e realizuar në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Euro 2022 kundër njërës prej favoriteve të Grupit 9, Austrisë, me rezultat 1:0.
Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, presidenti Ademi e ka vlerësuar këtë fitore si shpresëdhënëse për kualifikim në “Elite Round”.
“Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022”. Përgëzoj futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë, nikoqires së ndeshjeve të Grupit 9. Kjo fitore dëshmon vlerat e talenteve tona dhe na jep motiv, por edhe shpresa të mëdha për kualifikim të mëtejmë. Suksese e fat edhe në dy ndeshjet e ardhshme të grupit kundër Sllovenisë dhe Ishujve Faroe. Ju lumtë djelmosha, ju jeni krenaria e vendit!”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Kujtojmë se, ekipi i Kosovës U17 dhe ai i Austrisë U17 zhvilluan sot ndeshjen e parë kualifikuese të fazës së grupeve për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”, ku Kosova fitoi me rezultat 1:0 ndaj Austrisë.
Ndeshja e dytë e Kosovës do të jetë ajo me Slloveninë e cila do të zhvillohet më 9 tetor, në orën 11:00, në Lindabrunn, më pas më 12 tetor kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30./21Media
Ndeshja e dytë e Kosovës do të jetë ajo me Slloveninë e cila do të zhvillohet më 9 tetor, në orën 11:00, në Lindabrunn, më pas më 12 tetor kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30./21Media