Adoleshentët “të përjashtuar” nga teatri, fëmijët “të detyruar”

Derisa shfaqjet për fëmijë shfaqen në skenat e teatrove, disa herë brenda një muaji, dhe mbushen nga organizimet e shkollave. Shfaqjet për adoleshentët nuk shfaqen fare, sepse teatrove tona i mungojnë shfaqjet për këtë grupmoshë.
Në shumë nga qytetet e Kosovës, sjella e fëmijëve për të parë një shfaqje në teatër, vjen me iniciativë të shkollave dhe jo të prindërve, që mund të jetë shqetësuese.
“Për të arritur deri të fëmijet është dashur një bashkëpunim i mirë me Drejtorinë e Arsimit, ku në njëfarë forme kemi obliguar drejtorja e shkollave fillore që t’i sjellin fëmijët në teatër. Pas atij momenti, nuk ka qenë asnjë moment i vështirë që fëmijet e qytetit të Podujevës të vijnë dhe shohin teatër, sepse jane nda të kënaqur. Kjo ka ndikuar që edhe prinderit t’i sjellin fëmijet”, tha për rtv21 Elhame Kutllovci nga teatri i Podujevës.
”Në bashkëpunim me shkolla, për arsyje që na i ftojmë drejorat e shkollave, ata i organizojnë nxansat dhe i sjellin në teatër. Unë kam kërkesa të shumta edhe nga prindërit, po ata kërkojnë që shfaqjet të organizohen ditëve të vikendit për arsyje se siç e dimë janë nëpër punë dhe ju mungon koha me i sjell fëmijët në teater”, tha Sabit Sheremeti, nga teatri i Mitrovicës.
Disa nga të parët e teatrove të Kosovës, vendosën në pah dhe një fenomen shqetësues, që është mungesa e shfaqjes për një grupmoshë tjetër, ajo e fëmijëve nga 12/14 vjet deri në 18/21 vjet.
“Një diçka që gjithashtu mungon janë moshat 12-16 vjeçare, që nuk hijnë as të fëmijët as te të rriturit, janë pripara adoleshencës edhe adoleshenca, edhe për ta duhet të jetë një lloj teatri por që fatkeqsisht ende s’po mrrijnë me konsulidu punën tonë qe me prodhu edhe shfaqje për këto gjenerate”, tha Albulena Kryeziu-Bokshi nga teatri i Gjakovës.
”Është një moshë e të rinjëve ku nuk përfshihen asnjëherë si grupmoshë, as në teatrin në Kosovë, prej 14-vjeçar deri në 21, për këtë kategori kemi shumë pak ose mos të them aspak. Duhet që teatrot e qyteteve të kenë edhe sektorin për fëmijë edhe të rinjë ku ne dubet të bëjmë trysni ose kërkesa të ndryshme që sa më shpejt të bëhet sektori për të ri dhe fëmijë, ku do të bëjmë hulumtimin e ideve të reja, dhe në bazë të këtyre hulumtive të kemi prurje enkas për këto grupmosha”, tha Fatmir Hyseni nga Teatri i Ferizajt.
Me të gjitha premierat dhe reprizat që teatrot kosovare ia dalin të sjellin, dhe me të gjitha problemet me të cilat hasin, mungesa e shfaqjeve për këtë grupmoshë dhe mungesa e iniciativës nga ana e prindërve shihen si një zbrazëti e madhe./RTV21/21Media