Vëllai kërcënon vëllain, policia i konfiskon armën
Një burrë nga Skënderaj ka kërcënuar vëllain e tij më armë, pas një mosmarrëveshje mes këtyre të fundit.
Ngjarja ka ndodhur dje, pasdite.
Sipas policisë, të dyshuarit i janë konfiskuar arma dhe fishekët.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media