Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarit Adri Rogaçi dhe Iliriana Sadriu u është vjedhur vetura. Kështu kanë bërë të ditur këngëtarët përmes një njoftimi në Insta Story, ku kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Adri tha se vetura është e tipit Audi A6 45TDI, që është vjedhur në Zhelinë të Maqedonisë rreth orës 01:45.

Këngëtari bëri të ditur se i kanë lajmëruar autoritetet, porka lënë edhe numrin e telefonit për ta kontaktuar nëse dikush ka njohur për vendndodhjen e automjetit.

Back to top button