Aeroplani me 173 pasagjerë rrëshqet jashtë pistës

Një aeroplan i pasagjerëve të Koresë së Jugut rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Cebu në Filipine, asnjë nga 173 pasagjerët nuk u lëndua.
Aeroplani që fluturonte nga Seuli në Cebu ishte përpjekur dy herë të ulej por moti i  ligë ndikoi që të rrëshqiste kashtë pistës, transmeton rtv21.tv.
“Pasagjerët janë shoqëruar në tre hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore për fluturimin KE361.
Video nga vendi i ngjarjes e verifikuar nga Reuters tregoi dëmtime të shumta në aeroplan.
Avioni A330-300 i përfshirë në aksident u dorëzua i ri në Korean Air në vitin 1998./21Media

Back to top button