Aeroplani që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej

Aeroplani i Ukrainës  u rrëzua të mërkurën në Iran

Hetuesit iranianë kanë thënë se aeroplani që u rrëzua në Iran me 176 persona në bord po përpiqej të kthehej në aeroport kur u rrëzua,

Boeing 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Një sondë fillestare zbuloi se avioni kishte një problem ndërsa po linte zonën e aeroportit dhe më pas u kaplua “në zjarr”, transmeton rtv21.tv.

Më parë, Irani tha se nuk do t’i dorëzojë regjistruesit e fluturimit të kutisë së zezë në Boeing ose SHBA.

Sipas rregullave globale të aviacionit Irani ka të drejtë të zhvillojë hetimin, por prodhuesit zakonisht përfshihen.

Rrëzimi erdhi në një kohë të tensioneve të larta midis Iranit dhe SHBA-ve vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak. Megjithatë nuk ka prova që të dy ngjarjet janë të lidhura./21Media

Back to top button