Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9 mijë e 169 testime, 1 mijë 370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Gjithnjë, duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559 mijë e 7 doza të vaksinës. Deri më sot 202 mijë e 647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë 56. Në total numri i rasteve aktive është 6 mijë e 815”, thuhet në njoftim.

Back to top button