Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat i kanë në pronësi

Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat ku jetojnë, i kanë në pronësi, ndërsa pjesa tjetër janë akomoduar pa pagesë por edhe me qira me normë të tregut.

“Sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave, 96.7% e ekonomive familjare kishin në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat, 1.0% e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nën qiramarrës që paguajnë qira me normën e tregut, ndërsa për 2.3% të ekonomive familjare akomodimi ofrohet falas”- thotë anketa e ASK-së.

Këto të dhëna u mësuan nga rezultatet e anketës të realizuar nga ASK.

Sipas të dhënave të dala nga anketa, rreth 90.4% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuar, të ndarë në vete, 2.6% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në shtëpi gjysmë të ndarë dy banesa, 1.1% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa, ndërsa 5.9% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.

Për sqarim ekonomia familjare përfshinë të gjithë personat që jetojnë në një shtëpi apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna u bën të ditura me publikimin e anketës “Rezultatet e Anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës 2023” të publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK].

Back to top button