Afërdita Saraçini Kelmendi inicion themelimin e Odës Ekonomike Rajonale të Grave

Në Tiranë, po mbahet konferenca “Ndërtojmë ura bashkëpunimi mes grave ndërmarrëse në rajon”.

Në konferencë po marrin pjesë gra ndërmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Po diskutohet për vështirësitë që kanë gratë në fushën e të bërit biznes, përqindjen e ulet te grave që janë të angazhuara në tregun e punës dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

Me propozimin e drejtoreshës së Dhomës ekonomike të grave të Kosovës Afërdita Saraqini – Kelmendi u ndërmor iniciativa për themelimin e dhomës ekonomike rajonale që përfshinë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa do të ftohet edhe Mali i Zi për t’u bashkangjitur.

Kjo organizatë do të shërbejë si organizate ombrelle e cila do të koordinoj aktivitete ekonomike te bizneseve të grave të rajonit. Por edhe për punë e koordinimit të kërkesave për reformë legjislative te cilat mundësojnë bashkëpunime dhe integrime rajonale në drejtim të tregut të përbashkët rajonal gjithnjë sipas kërkesave te BE-së për të siguruar që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet tërheqës për investime të mëdha edhe ne bizneset e grave./21Media

 

Back to top button