Afganët në Kosovë do të vaksinohen me Johnson&Johnson

Refugjatët afganë që kanë ardhur për strehim të përkohshëm në Kosovë do të vaksinohen me vaksinën Johnson&Johnson. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla sot në një konferencë për media ka thënë se vaksinat Johnson&Johnson janë ofruar nga shtetet e NATO-s.
Ndërkohë në Kosovë administrohen vaksina Pfizer dhe AstraZeneca./21Media

Back to top button