Kaloni te përmbajtja kryesore

Afrim Gashi: Atdheu im është Maqedonia e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka dalë me sqarim në lidhje me deklaratën e tij mbi atdheun e tij, pas reagimit të mandatarit Hristijan Mickoski, përcjell TV21.

Gashi për dallim nga sqarimi në gjuhën shqipe, në sqarimin në gjuhën maqedonase, thotë se atdheu i tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa në sqarimin në gjuhën shqipe shkruan se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, në gjuhën maqedonase fjala vendlindje mund të përkthehet si “родено место (rodeno mesto)”, ndërsa fjala atdhe përkthehet “татковина (tatkovina)”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button