Kaloni te përmbajtja kryesore

Afrim Krasniqi: Kurti në Tiranë adhurohet si njeri i ndryshimeve

(Lajm i pditësuar)


Afrim Krasniqi: Kurti në Tiranë adhurohet si njeri i ndryshimeve

Afrim Krasniqi analisti politik nga Tirana i pyetur në ”Click” të RTV21 se a po kërkon Shqipëria një Albin Kurti në politikën e saj, tha se Tirana nuk ka sistem për të sjellë ndryshime politike, teksa shtoi se Kurti në Tiranë ”adhurohet si njeri i ndryshimeve”.

”Sistemi në Tiranë është i tillë që  nuk mund të sjell rryma të reja politike është e pamundur të krijosh, Kurti në Tiranë adhurohet si njeri i ndryshimeve, por në aspketin e metodologjisë nuk ka ndonjë ndryshim i madh veç moshës midis brezit të vjetër dhe brezit të ri edhe në Kosovë e Tiranë”, tha Krasniqi.


Afrim Krasniqi: Niveli i njohurive të politikanëve të Shqipërisë për Kosovën është minimal

Analisti politik nga Tirana Afrim Krasniqi i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se për fat të keq politikanët në Shqipëri nuk kanë njohuri të detajuara për zhvillimet në Kosovë.

”Niveli i njohurive të politikanëve të Shqipërisë për zhivilimet në Kosovë për zhvilimet e detajuar në Kosovë është minimale është fatkeqësisht, por është minimale, më shumë është virtuale sesa reale”, tha Krasniqi.


Raportet Kosovë-Shqipëri, Arifi: Nuk ka bashkëpunim qeveritar

Avni Arifi njohës i rrethanave politike në ”Click” të RTV21 tha se nuk ka ndonjë bashkëpunim qeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, teksa shtoi se ”Nuk muj me thonë që Shqipëria nuk e don Kosovën”.

Arifi gjithashtu ka bërë një krahasim të raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë në kohën e qeverisë së Ramush Haradinajt, që tha se ka pasur ballafaqime të rënda, por tani sipas tij, bashkëpunimi është për toke.

”Krijimin e raportit nuk e di a ka faj më shumë Kosova e  qeveria Kurti apo Rama edhe në të kalaurën kemi pasur ballafaqime tepër të renda ka qenë periudha e Ramush Hradinajt ka qenë për temë, nuk ka qenë për tema tjera kurse tani nuk ka bashkëpunim qeveritar shumë pak, bashkëpunimi është për toke”, tha Arifi.


Lama: Një marrëdhënie e dobësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, sigurisht se shkon në favor të Serbisë 

Ish-deputetja, Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se marrëdhëniet e dobësuar mes Kosovës dhe Serbisë do ishte në favor të Kosovës.

”Një marrëdhënie e dobësuar ndërmjet shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës, sigurisht se shkon në favor të Serbisë në këtë rast. Kështu që nuk është e pritshme që çfardo gjëje të ketë harmoni aposlute por një politim zyrtare në përputhje edhe me partnerët ndëkombëtar me SHBA dhe vendet e QUINT-it besoj që do duhej të ishte edhe nga ana e Shqipërisë”, tha Lama.


Afrim Krasniqi: Edi Rama në mediat perëndimore është ftuar të flas për Kosovën, në Prishtinë ka pasur keqkuptime

Afrim Krasniqi, analist politik nga Shqipëria në ”Click” të RTV21 foli për rolin e Shqipërisë në krah të Kosovës pas sulmit terrorist të Serbisë në veri të Kosovës.

Krasniqi ndër tjera shtoi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mediat perëndimore ftohet për të folur për Kosovën, teksa shtoi se në ”Prishtinë ka pasur keqkputime”.

”10 intervistat e fundi të Ramës në mediat perëndimore, ai është ftuar të flas dy herë për Greqinë e 4 herë për Kosovën”, tha ndër tjera Krasniqi.

Gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është kiritkuar për deklartën e tij në një intervistë dhënë për “Financial Times” ku ka deklaruar se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button