Afrim Muçiqi-zyrtarit të MSH-së: A e ngritët zërin për partitë politike
Këngëtari Afrim Muçiqi i cili ishte prej më të zëshmëve kundër anulimit të dasmave si pasojë e Covid-19, në emisonon emisionin “Start Up” në RTV21 u shpreh se janë partitë politike ato të cilat rrezikuan shëndetin e qytetarëve dhe sipas tij, për biznesin nuk u mendua fare.
Muçiqi gjatë emisionit ka pyetur zyrtarin e MSH-së, Faik Hoti, nëse kjo Ministri ka ndërrmarrë diçka, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 u rrit për shkak të fushatës zgjedhore.
Ndërkohë, sipas Faik Hotit numri i rasteve të reja është rezultat edhe i shtimit të numrit të testimeve. Por, ai nuk mohoi ndikimin e fushatës zgjedhore në përhapjen e sëmundjes.
IKSHPK vetëm të hënën raportoi se janë shënuar 13 viktima dhe 574 raste të reja me Covid-19./21Media