Afro 100 të arrestuar në Turqi për vjedhje apo mashtrim të viktimave të tërmetit

Forcat e Sigurisë së Turqisë kanë arrestuar 98 persona të shtunën të cilët kanë vjedhur në ndërtesat e dëmtuar apo kanë grabitur a mashtruar viktimat e tërmetit të së hënës, raporton “Anadoly Agency” të dielën.
Janë hetuar së paku 42 të dyshuar në provincën jugore Hatay të cilët kanë vjedhur në ndërtesat e dëmtuara.
Së paku 40 janë arrestuar në këtë provincë dhe forcat e sigurisë kanë konfiskuar gjashtë armë, tre automatikë, si dhe kartela bankare dhe stoli ari, po ashtu edhe afro 11 mijë dollarë e 70 mijë lira.
Dy persona tjerë janë arrestuar pasi janë shtirur si punonjës të ekipeve që po ndihmojnë dhe kanë tentuar të vjedhin një kamion të mbushur me ushqime që ishte i dedikuar për viktimat e tërmetit në provincën Hatay .
Së paku gjashtë persona janë arrestuar në Stamboll pasi kishin mashtruar nëpërmjet telefonit një viktimë të tërmetit në Gaziantep.
Ndërkohë, dhjetëra tjerë janë arrestuar për vjedhje e grabitje në zonat e prekura nga tërmeti.

Back to top button