Afro 2 mijë të vdekur nga koronavirusi

Nga koronavirusi më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të sëmurët

Shifrat më të fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën vendosin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1 mijë e 868 dhe 72 mijë e 436 të infektuar nga koronavirusi.

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70 mijë rasteve me koronavirus.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar janë të sëmurët dhe të moshuarit.

Studimi tregon gjithashtu rrezikun e lartë për personelin mjekësor, transmeton 21Media.

Gjetjet vendosin nivelin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi Covid-19 në 2.3%.

Në Hubei, krahina më e prekur, niveli i vdekjeve është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit./21Media

Back to top button