Aftësimi profesional do të jetë pa pagesë

Aftësimi profesional për banorët e Vushtrrisë do të jetë pa pagesë. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka nxjerrë vendim, për të gjithë të interesuarit, banorë rezidentë të Komunës së Vushtrrisë, për mbulimin 100% të shpenzimeve, atyre që ndjekin mësimin për aftësim profesional në Qendrën “Diakonie Training Center” në Mitrovicë dhe qendrat tjera të akredituara të aftësimit profesional në Kosovë, e të cilët përfundojnë me sukses mësimet në këto profile:
1.1 Rrobaqepësi;
1.2 Parukeri;
1.3 Qeramikë – punues;
1.4 Instalues i ngrohjes qendrore;
1.5 Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit;
1.6 Instalues elektrik;
1.7 Knauf, fasadë dhe ngjyrosje;
1.8 Make up/grim;
1.9 Konstruksione druri (mobileri);
1.10 Berber.
Më këtë rast, kryetari i Komunës, Idrizi premtoi që shumë shpejt do të dalim me thirrje edhe për start up./21Media

Back to top button