Agani deklarohet i pafajshëm

“Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor”, tha Agani

Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili ishte njëri ndër të akuzuarit për rastin ”Stenta” është deklaruar i pafajshëm.

Në gjykimin e 64 punonjësve shëndetësorë në Rastin “Stenta”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani u deklarua i pafajshëm “Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor”, tha Agani në gjykatë, citon kallxo.com

Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit në periudhën  2011-2015, ndërkohë që edhe të akuzuarit tjerë në Rastin “Stenta” janë duke u deklaruar në lidhje me akuzat që ngarkohen.

 

Back to top button