Agim Ademi i uron mirëseardhje, Albian Hajdarit

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi i ka uruar mirëseardhje Albian Hajdarit, i cili vendosi ta zgjedh Kosovën, duke hequr dorë nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën, ku kishte luajtur për ekipet zinxhirë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ademi ka thënë se vendimi i tij është një mesazh i qartë se “Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun”.

“MIRË SE VJEN, ALBIAN HAJDARI!  Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane. Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane. Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun. Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!”, ka shkruar Ademi. /21Media

Back to top button