AGK: E vlerësojmë lart kontributin e Ramush Tahirit për gazetarinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri.
AGK theksoi se e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.
”Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga”, thuhet në njoftimin e AGK-së./21Media

Back to top button