AGK-ja kërkon proces të ri për zgjedhjen e drejtorit të televizionit të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës për drejtor të televizionit të transmetuesit publik, RTK përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik.
Sipas tyre, rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional.

“Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht. Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja ka thënë se “rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional”.
AGK-ja, thotë se zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies./21Media
Back to top button