AGK kërkon ndriçimin e rastit të gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.
AGK e ka cilësuar si një ngjarje të paprecedentë .
“AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagimin e AGK-së./21Meda