AGK: Të respektohet Kodi dhe të mos shkelen të drejtat e njeriut!

 AGK shpreh shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.

Asociacioni i Gazetarëve  të Kosovës në një reagim që ka shpërndarë sonte vonë ludhur me rapirtinet e disa mediave lidhur me “rastin e Drenasit” shkruan:

“AGK ka përcjellë me vëmendje  raportimet e gazetarëve rreth rastit të dhunimit të dyfishtë të së miturës ne Drenas.

AGK shpreh shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.

Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave që zbulojnë identitetin e viktimës.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste  të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

AGK mbështet vetëm punën profesionale  të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon e informimin korrekt dhe të drejtë të publikut”./21Media

Back to top button